MENU
klinika

Art Boteror

Muzika Reggae në trashëgiminë kulturore të UNESCO

30.11.2018 - 13:09

UNESKO theksoi mesazhin e “dashurisë dhe dhembshurisë” që shpalos muzika xhamajkane e popullarizuar nga Bob Marley.

“Është një ditë historike, – u shpreh Ministrja e Kulturës së Xhamajkës, Olivia Grange. – Këtë të enjte Regge u regjistrua në listën e trashëgimisë kulturore të paprekshme nga UNESCO, gjatë takimit të trembëdhjetë të komitetit të saj ndërqeveritar në Port Louis, Mauritius”.

Agjencia e OKB-së theksoi “kontributin” e muzikës xhamajkjane në ndërgjegjësimin ndërkombëtar “mbi çështjet e padrejtësisë, të rezistencës, të dashurisë dhe të dhembshurisë, si dhe dimensionin e saj si “intelektuale, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”.

“Nëse në fillesat e saj regge ishte zëri i komuniteteve të margjinalizuara, tashmë luhet dhe bashkon një pjesë të madhe të popullsisë, të gjitha grupet etnike dhe fetare”, – shtoi Unesco.

Popullarizimi i menjëhershëm

Falë UNESCO-s muzika regge i bashkangjitet listës prej rreth 400 traditave kulturore, duke filluar nga pizza napolitane tek zuli, muzikë dhe valle të komuniteteve guro në Bregun e Fildishtë. Ky vendim “ndihmon vendosjen e Xhamajkës në një hartë”, – shprehet Olivia Grange. “Kudo që të shkoni, kur thoni se jeni nga Xhamajka, ju keni thënë “Bob Marley””.

Muzika Regge u shfaq në fund të viteve 1960. Një stil muzikor rezultat i rrymave ska dhe rocksteady, por ka inkorporuar gjithashtu edhe ndikime të xhazit dhe bluzit. Muzika u mirëpirt në publikun e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, importuar nga shumë emigrantë xhamajkanas pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte kënga “Do the Reggae” e Toots dhe Maytals, që përdori e para emrin regge në vitin 1968. Megjithëse, më pas, muzika njohu një sukses mbarëbotëror falë këngëve klasike të Bob Marley dhe grupit të tij Wailers me “No Woman, No Cry” dhe “Stir It Up”.

Muzika e të shtypurve

Shpeshherë Regge është pretenduar si muzika e të shtypurve, duke trajtuar çështje sociale dhe politike, burgun dhe pabarazinë. “Regge është një ekstrakt i gjinive të ndryshme xhamajkane, që datojnë nga koha e skllavërisë, – thotë muzikologu xhamajkan Garth White, në një video të postuar nga UNESCO. – Po ashtu ajo është e pandashme nga rastafarizmi, një lëvizje shpirtërore që shenjtëron perandorin etiopian Hailé Sélassié dhe promovon përdorimin e ganjës, ose marihuanës”.

Për Jérôme Levasseur, Drejtor i Festivalit Bagnols Reggae, një festival regge mbajtur në Bagnols-sur-Cèze, në jug të Francës, përfshirja e regges në listën e trashëgimisë kulturore të Unesco-s është “lajmi i shkëlqyer”. Reggae “kurrë nuk ka pasur njohjen që meriton dhe ka qenë gjithmonë e lënë pak mënjanë” – shprehet ai.

(Marrë nga “L’express”)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët