MENU
klinika

Në pritje të dosjeve...

Arkivi osman: Turqia heziton transparencën mbi Shqipërinë

02.10.2022 - 14:04

       Në arkivat turke shkruhen, veç interpretimeve historike, të dhëna faktike për historikun e vendit tonë, në natën e gjatë otomane.

Mbi 180 mijë dosje të Arkivit Osman të Stambollit tanimë janë të digjitalizuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por, për të sjellë në vend të tjera fonde me peshë, duket se pritja s’do të jetë e shkurtër.

“Bëhet fjalë për Kadastrën Turke, ku janë dokumentacionet pronësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që kanë një vlerë të veçantë për ne, për të kuptuar sidomos jashtë territorit të Shqipërisë, sesi ka qenë përhapja e popullsisë”, – thotë për mediet, drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror, Ardit Bido.

Osmanologët, ndonëse të paktë në numër, po përpiqen t’i sjellin të përshtatur, regjistrat osmanë.

Ndër ta, Ermal Nurja, ka përkthyer deri më tani, Elbasanin, Korçën në regjistrimet osmane, ndërsa po punon mbi Shkodrën e Vlorën.

Por, Kadastra Turke nuk është i vetmi fond i këtij shteti, për të tilla dokumente, që Drejtoria e Arkivave po bën përpjekje që t’i ketë pjesë të sajën, për rëndësinë që mbartin.

“Po ashtu është edhe një census i zhvilluar nga Perandoria Osmane, që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Përgjithshme të Turqisë, por që pala turke është gjithashtu, rixhide edhe mbi këtë arkiv. Kjo, jo vetëm ndaj nesh, por është aksesi i kufizuar dhe nuk i ka shkëmbyer me asnjë shtet tjetër. Shpresoj që në një të ardhme, kur pala turke të jetë pak më e hapur, të mundet t’i marrim dhe ato”, – thotë Bido.

Në diskutime ende pa rezultatet konkrete, janë marrëveshjet për fondin e Konsullatës shqiptare në Bari, atë të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht, dokumente me rëndësi lidhur me Jeronim De Radën, që gjenden në Bibliotekën e Kozencës etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlora e Flamurit

Plaku i Vlorës!


Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!