Të gjithë e dinë që në uzinën e Rubikut në Shqipëri prodhohej ar. Krahas fushatës së grabitjes së arit të më të pasurve shqiptarë një grabitje tjetër por në përmasa të padukshme është dhe vjedhja e arit të Rubikut. Sipas statistikave në uzinë është prodhuar një sasi e konsiderueshme ari.
Sipas të dhënave që disponon Arkiva e Shtetit shqiptar në Tiranë në kohën e komunizmit funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut që drejtohej nga Reshat Alia që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit.
Për arin e siguruar në këtë uzinë nuk ka pasur asnjë lloj transparence. Sipas të dhënave Thesari i Shtetit ka përfituar një sasi krejt të papërfillshme të tij. Ish ministri i Financave Andrea Nako, me anë të një njoftimi sekret të datës 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin se nga prodhimi i Rubikut sigurohen rreth 120 – 130 kg ar në vit. Për vitet 1968 – 1990 duke marrë si prodhim minimal shifrën e 120 kilogramëve në vit, janë siguruar rreth 2.640 kg ar.
Ndërsa sipas dokumentave shtetërore figuron që të jenë dorëzuar në thesar vetëm 1.777 kg ar. Largësia midis dy sasise është 873 kg ar. Mirëpo këto duhet të kemi parasysh se për të tillë sektorë komunistët kishin një mobilizim të paparë që nuk njihte as turne, e as çdo gjë. Kjo të çon në përfundimin që sasia e arit të Rubikut mund të jetë edhe më e madhe.
Çështjen e arit shqiptar e ngriti Komisioni parlamentar i vitit 1992, i cili i detyruar nga presioni i madh mediatik opozitar e pa të rëndësishme të fillohej një proces parlamentar.
Për të verifikuar Thesarit e Shtetit nga vitit 1938 – 1990 si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991, me nismën e Partisë Demokratike u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar me anëtar : Blerim Çelën, Gëzim Lulin, Behadin Bakallin, Vehbi Gruda, Teodor Keko, Qemal Disha, Shkëlqim Cani, Thoma Miço i cili doli në këto përfundime:
“1-Në Shqipëri ka pasur disa dhjetëra tonelata ar në qarkullim dhe të thesarizuara nga popullata para datës 28 nëntor 1944.
2-Ish Mbreti Zog ka marrë me firmë 183 kg ar si të ardhura personale të oborrit nga diferencat e këmbimeve valutore me doganat.
3-Ministria e Punëve të Brendshme ka sekuestruar forcërisht sipas ligjeve të luftës, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira janë mbajtur një herë në degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme e më pas janë dorëzuar në thesar siç argumentuam më lart dhe shtojmë se këto diferenca tregojnë vetëm majën e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në thesar.
4-Në dokumentat e Ministrisë së Punëve të Brendshme pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori. Në fakt në thesar janë futur nga sekuestrimet vetëm 3.029 kg ar….Mungojnë 280 ton ar.
5-Gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë dalje 7.600 kg ar.. Kjo sipas të dhënave të mara nga drejtori i thesarit të shtetit…dhe janë përdorur për të blerë grurë 224 kg; janë përdorur për dikasteret e ndryshme 37 kg; janë humbur në kambizëm 4.072 kg; janë dhënë për tregtinë e jashtme 3.200 kg për blerje mallrash. Asnjë përgjegjësi nuk është mbajtur për humbjet në kambizëm për 4 ton ar me vlerë 60 milion dollarë. Thesari i Shtetit është i shenjtë, me të nuk mund të luhet, ndryshe kushdo që e prek duhet të përgjigjet me kokë. Se si është përdorur 3.200 kg për blerje mallrash, kjo kërkon një kontroll të dytë nga organe të specializuara me autorizim të paramentit.
6-Duhet të ngrihen grupe hetuesish me specialistë të aftë për të nxjerrë se ku shkon ari në sasi prej 280 ton, duke ballafaquar fatkeqët e grabitur me grabitësit e veshur me rrobën e shtetit……
7-Duhet bërë kontroll në uzinën e Rubikut me mandat parlamentar e të qeverisë për të kontrolluar sasinë e arit të prodhuar në se përputhet me atë të futur në thesar.
8-Të kontrollohet i gjithë dokumentacioni dhe thesari në ruajtje kudo qoftë nga specialistë të Bankës së Shtetit duke nxjerrë gjendjet e lëvizjet e arit në thesar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe atë të dërguar jashtë shtetit”.
Ai që dinte gjithçka mbi çështjen e arit shqiptar ishte Ramiz Alia. Ai ishte personi kyç në të gjitha zhvillimet polike të Partisë së Punës. Por nuk pati asnjëherë një përgjigje të saktë dhe publike të tij. Çdo herë që i është bërë kjo pyetje ai nënqeshte… Dhe përfundimi rrjedhimisht është i qartë: Ari shqiptar u fsheh nëpër bankat perëndimore dhe pa dyshim u pronësua prej udhëheqësve shqiptarë dhe klaneve të tyre.