03.10.2022 - 15:54
Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania” ishin 14 250 të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Ndoshta dikush e priste stadiumin plot, por edhe kjo shifër nuk është aspak keq nëse e krahason me numrin e spektatorëve që ndoqën ndeshjen Shqipëri-Islandë.
Në atë barazim të Ligës së Kombeve, Kombëtaren, e cila ka mbështetës shumë herë më shumë se dy klubet kryeqytetase, e ndoqën vetëm 10 095 tifozë. Në këtë derbi klubi pritës ishte Partizani, që arkëton disa miliona nga shitja e biletave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 6