MENU
klinika

Sulmuesi njofton tërheqjen

Higuain në lot: Lamtumirë futboll!

03.10.2022 - 19:05

“Sot jam këtu për t’ju treguar historinë time. Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë futbollit.” Kështu Gonzalo Higuaín njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli. Pipita do të thotë zyrtarisht “mjaft” në fund të kontratës së tij me Inter Miami e cila skadon më 31 dhjetor 2022.

Pipita ka thirrur një konferencë për shtyp dhe ka komunikuar vendimin e tij dhe më pas ka shpërthyer në lot. Edhe bashkëlojtarët e tij aktualë kanë dashur t’i bëjnë homazhe duke e përshëndetur personalisht.

Higuain në javët e fundit ka qenë thelbësor për Inter Miami pasi ka shënuar 12 gola në 14 ndeshjet e fundit për ta shtyrë skuadrën drejt play-off-it të MLS. Vendimi për t’u tërhequr gjithsesi ishte në ajër pasi në disa intervista të mëparshme ai kishte dhënë tashmë ndjenjën se menjëherë pas kësaj do ta kishte komunikuar zyrtarisht.

“Ka ardhur dita t’i them lamtumirë futbollit, një profesion që më ka dhënë shumë dhe ndihem i privilegjuar që e kam jetuar, me momentet e tij të mira dhe jo aq të mira”. Me këto fjalë, sulmuesi argjentinas e ka bërë të ditur publikisht vendimin e tij.

Pas luajti me Real Madrid, shkoi ku u aktivizua me Napolin, Juventusin dhe Milanin, përpara se të bashkohej me Chelsean dhe më vonë tek Inter Miami, ku do ta mbyllë karrierën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN