MENU
klinika

Pamjet që e kompromentojnë

Vajza e legjendës angleze lidhet me djalin e mafiozit

03.10.2022 - 21:43

Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard, ka “rrëmbyer” titujt kryesorë të medieve britanike, ndërsa i është publikuar një video duke festuar me bosin e drogës dhe mafies irlandeze, Liam Byrne.

Vajza 18 vjeçe e Gerrard raportohet se është në një lidhje dashurie me djalin 23-vjeçar të kriminelit, Lee. 42-vjeçari shihet nga pamjet e telefonit celular se është duke folur me një tifoz në një “video-call”. Në video, Gerrard shfaqet duke puthur ekranin dhe Liam Byrne, e përshëndet me një “ok”.

Byrne e fton për darkë, ndërsa Gerrard ia kthen duke i thënë se do ta çojë në një ndeshje me “The Reds”. E bija e legjendës së Liverpool, përflitet se është në një lidhje me Li Birn, gjë që ka bërë jehonë të madhe në mediat britanike.

Kjo gjë ka ardhur si pasojë se Li është djali i Liam Birn, i cili thuhet se është një bos mafie, i cili ka qenë pjesë e kartelit Kinahan, një organizatë irlandeze e cila merret me kontrabandë kokaine nga Amerika e Jugut në Europë në një shkallë të gjerë dhe gjithashtu është përfshirë në vrasje dhe pastrim parash.

Marrëdhënia mes vajzës 18-vjeçare të legjendës angleze dhe Li Birn duket se është konfirmuar pas pushimeve që kishin kaluar në Ibiza së bashku dhe gjithashtu ditët e fundit janë kapur në një kafene.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ai do të kthehet te Barça”

Klubet amerikane dorëzohen për Leo Messin

Çfarë po ndodh me portugezin?

Cristiano Ronaldo i drejtohet psikologut!