Mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United ka një thyerje përfundimtare. Në janar portugezi do të mund të largohet. Ofendimi i fundit ishte pankina në derbin e humbur 6-3 ndaj Manchester City.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, sipas Ten Hag, as nuk hyri fare në fushë edhe si zëvendësues “në respekt për karrierën e tij”. Kështu shkruan “Daily Mail”.
Pasi Manchester United e mbajti CR7 në verë, tani palët duken të gatshme për të negociuar në mënyrë që sulmuesi të largohet në mes të sezonit. Deri më tani, 37- vjeçari ka luajtur vetëm 80 minuta në Premier League.
Herën e fundit si titullar në humbjen 4-0 me Brentford, në fillim të shtatorit. Verën e kaluar, lojtari bëri gjithçka që mundi për t’u larguar dhe luajtur në një ekip që garon në Champions League, por shumë klube evropiane e refuzuan për shkak të pagës së lartë të portugezit. Një ofertë ka ardhur nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal, por Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Evropë.