MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë vetish ka lëngu i shegës?

04.10.2022 - 13:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë vetish ka lëngu i shegës?

Mjeku: Shegët kanë mjaft vitamina, duke filluar nga vitamina A, vitamina B dhe shumë vitaminë C. Ndërkohë që është një frut që ka shumë sheqerna, karbohidrate, pra shumë të tërheqshme për organizmin. Nga ana tjetër ka proteina dhe enzima, të cilat ndikojnë shumë pozitivisht në një mirëfunksionim të trupit tonë.

Mirëpo, shega ka edhe veti më të avancuar në këtë drejtim. Lëngu i shegës kushdo që mund të klikojë në Google për të kërkuar informacion për të, do të shikojë që lëngu i shegës është më i preferuari në botë. Pikërisht për këto vlera që mbart dhe që trasmeton te njerëzit që e konsumojnë. Edhe ka rezultuar nga studimet e tre universiteve të pavarura, një në Gjermani, një në Amerikë dhe një në Izrael që konsumi i shegës, qoftë edhe i lëngut të shegës nga të sëmurët, ndikon shumë në moszhvillimin e masave tumorale. Pra, shega dhe lëngu i saj nuk janë shërues, që të pastrojnë trupin përfundimisht nga masat tumorale, por ndihmojnë shumë që këto masa të mos rriten. Pra, nga të gjitha pikëpamjet si nga trupi i shëndetshëm dhe nga trupi i sëmurë rekomandohet që ky frut të konsumohet.”, tha ndër të tjera eksperti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN