MENU
klinika

Votimi

BE jep dritën jeshile: Një karikues për të gjitha pajisjet

05.10.2022 - 12:14

BE jep dritën jeshile për një karikues për të gjitha pajisjet. Deri në vitin 2024 në Bashkimin Evropian duhet të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të baterive të telefonave, tabletëve dhe kamerave.

Parlamenti Evropian ka votuar të martën , me 602 vota pro dhe vetëm 13 kundër.

Kompania amerikane Apple pritet të preket më së shumti nga ky vendim, pasi nënkupton që ajo duhet të ndryshojë portën e mbushjes së baterive të pajisjeve të saj.

Votimi i së martës konfirmon një marrëveshje të mëparshme në mes të institucioneve të bllokut evropian që të ekzistojë vetëm një pajisje universale, sipas standardeve të BE-së.

Ndër kompanitë më të mëdha teknologjike: Apple, Samsung dhe Huawei, nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.

Apple ka paralajmëruar në të kaluarën se propozimi i BE-së mund të dëmtojë inovacionin dhe të krijojë një mal të mbetjeve elektronike.

Ky ndryshim është diskutuar me vite, dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët është dashur të përdorin karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se një karkues universal, mund t’i kursejë tregut të konsumatorëve 250 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN