Zërat që flasin për një rikthim të bujshëm të Leo Messi-t në “Camp Nou” sa vijnë e shtohen. Për t’i hedhur “benzinë zjarrit” mendoi një ditë më parë një gazetare, mike shumë e ngushtë e Leo-s, e cila shkroi në rrjetet sociale se më 1 korrik të 2023 Messi do të rikthehet te Barcelona.
Këto zëra në këtë pikë të sezonit po bezdisin jo pak drejtuesit e PSG. Klubi francez këtë periudhë është përpjekur të josh sulmuesin argjentinas duke i ofruar një kontratë të re 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por të njëjtën ofertë i kanë bërë edhe drejtuesit e Barcelonës.
Të dy klubet janë të gatshme t’i ofrojnë Leo Messit 30 milionë euro në sezon. Në këto kushte, Messit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të zgjedh, por sipas të gjithë gjasave, “pleshti” pritet të rikthehet te klubi ku u rrit dhe u bë i famshëm.