MENU
klinika

Kriza prodhon krizë

ERKEL, mbyll dyert teatri hungarez… pas 111 vjetësh!

05.10.2022 - 18:06

        Me çmimet e rritura në stratosferë, disa teatro në qendrat kulturore të Budapestit vendosën të mbyllin dyert, për shkak të dimrit. Mes tyre edhe teatri me histori 111-vjeçare “Erkel”, ndër më prestigjiozët e Operës Shtetërore Hungareze.

Në përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, qeveria hungareze urdhëroi tkurrjen me 25 për qind të përdorimit të elektricitetit dhe gazit në godinat publike, përfshirë ato kulturore, dhe urdhëroi që të ngroheshin me 18 gradë Celsius maksimumi.


“Faturat janë bërë tetëfish më të shtrenjta, ndonjëherë dhjetëfish, këtu jemi për momentin. Ne nuk jemi të sigurt për këto shifra, por e dimë mirë se impakti i tyre është i madh. Duhet bërë diçka sepse tek e fundit, pagat e njerëzve dhe mirëmbajtja e godinave tona janë më të rëndësishme. Por nëse kemi parasysh këto, atëherë do të na duhet të ulim ngrohtësinë tek godinat e tjera”– tha Szilveszter Okovacs, drejtor i Operës Shtetërore Hungareze

Institucionet kulturore në Hungari, po përpiqen të mbeten pranë artashësve, përballë inflacionit në rritje, dobësimit të valutës dhe rritjes së taksave.

Gjatë muajit korrik, qeveria hungareze shpalli “emergjencën energjetike”, për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve dhe ndërprerjes së furnizimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, ajo i bëri shkurtime një programi subvencionesh, program që prej vitit 2014 i kishte mbajtur faturat në nivelet më të ulëta, pre 27 vendeve anëtare të bllokut.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!