Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në pistën e suzuka, ku pas 24 orësh do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.
Piloti holandez e nis mirë këtë fundjavë në japoni, ku ka shanse që të shpallet kampion bote për pilotë për të dytin vit me radhë. Verstappen dha kohën 1’29”304, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari, me vetëm 10 të mijëtat më shumë.
Në vendin e tretë, me 57 të mijëtat më shumë se holandezi u rendit spanjolli Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndërsa i katërti u klasifikua meksikani Sergio Perez me Red Bull-in tjetër.
Full classification from that memorable qualifying session!#JapaneseGP #F1 pic.twitter.com/aKzkAGRbbZ
— Formula 1 (@F1) October 8, 2022
Për Verstappen kjo është hera e parë në karrierë që siguron “pole” në Japoni. Në “top-10” makinat më të shpejta sot në provat zyrtare u renditën edhe Ocon, Hamilton, Alonso, Ressell, Vettel e Norris.
Provat e sotme u zhvilluan në pistë të thatë, ndryshe nga dje ku pista ishte e lagur, ndaj gara pritet të jetë interesant. Nëse Verstappen fiton, shpallet kampion për herë të dytë radhazi.