MENU
klinika

Ja çfarë shkruan Ministrja e Jashtme

SHBA rezolutë që dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

09.10.2022 - 20:34

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur rezolutën e SHBA-së për të dënuar sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

xhacka-6Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjëse për veprimet e tij.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Mirënjohës për Ritchie Torres, Robert_Aderholt, Jim Himes, Lisa Mçlain për paraqitjen e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Ne mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-së dhe përgëzojmë punën e Grupit Parlamentar të Shqipërisë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Projekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN