MENU
klinika

Ndaj tij nuk ka mbrojtje,,,

Perëndimi ka të drejtë që i frikësohet “Poseidonit “!

11.10.2022 - 13:09

Ku ndodhet ‘Poseidoni’? NATO ngre alarmin për zhdukjen nga radari të nëndetëses më të madhe bërthamore ruse duke ngjallur frikën se Putin mund të drejtojë shumë shpejt një test bërthamor.

Putin besohet se ka disa bunkerë në Siberi, njëri prej të cilëve thuhet se mund të strehojë deri në 100,000 njerëz dhe është krijuar që ai të sundojë Rusinë në rast të Armagedonit.

Frika e një sulmi ose testi të mundshëm bërthamor nisi ditën e djeshme kur nëndetësja bërthamore më e rëndësishme ruse u zhduk nga radari i NATO-s.

Nëndetësja, e cila është “zhdukur” nga baza e saj në Detin e Bardhë në Rrethin Arktik, dyshohet të jetë K-329 Belgorod.

Ka raporte se K-239 Belgorod mund të jetë nisur për në Detin Kara, për të testuar Poseidonin famëkeq.

Foto ilustruese e Detit Kara në brigjet e rrethit Arktik

E quajtur shpesh si ‘Arma e Kiametit’, ka zëra se Putin po mundohet ta përdorë atë për të kërcënuar Perëndimin si dhe për të provuar se kërcënimet e tij të fundit bërthamore nuk ishin thjesht një ‘bllof’.

NATO thuhet se tashmë i ka paralajmëruar anëtarët e saj për mobilizimin e kësaj nëndetëseje bërthamore të armatosur me një pajisje që rrezikon të sjellë “fundin e botës”.

E përditshmja italiane La Repubblica, si dhe një botim i sotëm nga The London Times kanë raportuar rreth këtyre zërave duke ngjallur panik mes lexuesve në mbarë botën.

Sipas The Times, një zyrtar i lartë i mbrojtjes, tha se një demonstrim i mundshëm i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të ndodhë në Detin e Zi.

Një veprim i tillë do të hidhte poshtë tabunë e gjatë për përdorimin e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga kriza e raketave kubane të vitit 1963.

Putin, i cili pritet të bëjë 70 vjeç këtë të premte, ka paralajmëruar familjen e tij më të afërt, përfshirë partneren gjimnaste Alina Kabaeva, 40 vjeç, për mundësinë e evakuimit të shpejtë, thuhet në raport.

Çfarë është K-329 Belgorod?

Marina ruse mori nën dorëzim K-329 Belgorod – nëndetësen më të gjatë në botë me energji bërthamore më 22 korrik.

Ajo është më e gjatë se nëndetëset balistike të klasës Ohio, nën zotërimin e marinës amerikane, të cilat kanë një gjatësi prej 173 metrash.

Nëndetësja ruse Belogrod dhe 6 silurët Poseidon

Qëllimi kryesor i nëndetëses Belgorod është bartja e 6 silurëve bërthamorë Poseidon.

Poseidoni është 130 herë më i madh se bomba e hedhur në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mund të krijojë një cunami deri në 490 metra të lartë duke mbytur qytetet bregdetare dhe lënë pas tokë të djerrë me mbetje bërthamore fatale.

Një provë e Poseidonit edhe në ujërat më të largëta të Arktikut mund të shihet si një provokim i drejtpërdrejtë nga Rusia.

Cili do të ishte qëllimi i saj dhe më e rëndësishmja ku ndodhet Poseidoni në këto momente?

A i detyrohet Putini NATO-s – ose të paktën pjesës tjetër të botës – një përgjigje?