MENU
klinika

Trashëgimi shqiptare

MARUBI në faqet e “The Guardian”

11.10.2022 - 17:54

       Prestigjiozja britanike e rendit muzeun e fotografisë “Marubi”, në Shkodër, si një nga më interesantët në Evropë. Në shkrimin e titulluar “Mahnitesh nga bukuria”, jepen detaje për muzeun e parë dhe më të veçantë të fotografisë në Shqipëri.

“Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi”, në qytetin verior të Shkodrës, është një mrekulli.

Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi, hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri, në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman.

Pietro Marubi dhe dy shqiptarët që e trashëguan, Kel dhe Geg Marubi dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës”,  – shkruan “The Guardian”.

Koleksioni i fotografive të ekspozuara shpalosin  të gjitha sferat e jetës, revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare dhe plot të tjera.

Fototeka Marubi është arkivi më i pasur i fotografisë, në Ballkan. Vetëm një nga arkivat e saj, përmban rreth 500 mijë fotografi. “Marubi” ka marrë edhe statusin e monumentit kombëtar të kulturës.

Një vit më parë, u përgatti edhe dosja që MARUBI të përfshihej në listën e trashëgimive botërore në UNESCO, por ende pa përgjigjje pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale