12.10.2022 - 11:46
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e cila pritet të mbahet në orën 10:00, do të ndajë 100 euro shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2, mbështetja për pensionistët.
Megjithatë, nga masa 3.2 pritet që familjet me asistencë sociale të mbështeten me 30% mbi nivelin e rregullt.
Javë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media kishte thënë se rreth 300 mijë familje do të ndihmohen me këtë shtesë.
Madje, ai kishte deklaruar se këto shtesa po ndahen për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend.
Ndryshe, edhe në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndarjen e 100 eurove për këtë kategori./express/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ekonomia në botën e çudirave!
Kriza më e thellë që nga piramidat e vitit 1997
Si ka ndikuar pandemia?
Emigrantët shqiptarë nuk i ndalin dërgesat
Sektori privat kërkon subvencionim
Fatura e energjisë elektrike në Kosovë do të rritet me 30%?!
“Nëse qeveria na ndihmon, na shpëton”