MENU
klinika

Nga Alban Daci

I ofrohem PD-së dhe të Djathtës për t’i shërbyer Dibrës

30.11.2018 - 21:31

Dibra ka pasur figura të ndritura që në shekuj i kanë shërbyer me devotshmëri jo vetëm Dibrës, por krejt Kombit.

Ketë viti kemi edhe 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dibrani që simbolizon e bashkon të gjithë shqiptarët, që ju dha atyre ndjesinë e të qenit një Komb, por që frymëzojë gjithë Kombet për të luftuar e rezistuar për Liri.

Situata politike në Dibër nuk është në lartësinë e duhur dhe kjo lidhet me shumë faktorë që kanë të bëjnë me sistemin politik shqiptar, por edhe me fenomenin e emigracionin të brendshëm që më shumti e ka prekur dhe e ka dëmtuar vetë Dibër.

Figura të shquara të Dibrës, pas viteve ’90 kanë emigruar drejt Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe po ashtu shumë prej tyre edhe drejt Europës, SHBA-ve dhe Kanadasë. Kjo ka sjellë një varfërim të theksuar të vlerave intelektuale në Dibër.

pd-diber-konica.al
pd-diber-konica.al

Po ashtu në Dibër ka një konsumim të theksuar të figurave politike ekzistuese, të cilat pavarësisht historikut të rëndësishëm duhet të hapin krahun dhe të kontribuojnë për rotacionin e elitave.

Në një krizë të tillë politiko-institucionale me të cilat përballet sot Dibra, çdo dibran, kudo ku ndodhet e ka obligim të kontribuojë për ndryshimin e realitetit dhe për krijimin e perspektivave të reja.

Dibranët, pavarësisht se ku kanë jetuar, gjithmonë kanë menduar për Dibrën dhe kanë kontribuar për të.

Shembulli më i mirë jo vetëm për Dibranët, por për të gjithë shqiptarët është pikërisht Skënderbeu i cili u kthye në Dibër për të marrë zotërimet e familjes, por edhe për të bashkuar shqiptarët dhe për t’i shërbyer Kombit (edhe pse nocioni politiko-institucional “komb-shtet” ka lindur më vonë.

Unë, i ofrohem PD-së dhe të Djathtës për t’i Shërbyer Dibrës.

E di se disa do të gëzohen me këtë iniciativë timen, disa të tjerët ndoshta do të qeshin e ca të tjerë do më paragjykojnë, por dëshira ime për t’i shërbyer Dibrës ka qenë nga momenti që jam larguar nga Dibra.

Nuk është e thjeshtë të ofrohesh për postin e Bashkisë Dibër, por unë e marr si obligim dhe po ashtu me seriozitet dhe vullnet për të realizuar ide, projekte dhe nisma që deri më sot për fat të keq nuk janë bërë në Dibër.

pd-diber-konica.al

Së pari, ofrimin tim nuk e shikoj si mundësi punësimi, por si mision për t’i shërbyer Dibrës.

Edhe pse jam relativisht i ri, kurrë s’kam pasur nevojë të punojë në Shtet dhe shtetin ta shikoj si mundësi punësimi.

Pra, në planin personal nuk kam asnjë dobi apo përfitim, sepse jam rehat në Europë, punoj për vetën time dhe kam një perspektivë shumë të mirë përpara.

Në këtë këndvështrim, marrja e kësaj nisme për mua dhe familjen time mund të konsiderohet një sakrificë. Megjithatë, është një sakrificë që ja vlen, sepse po i shërbej vendit tim dhe banorëve të mi që meritojnë një të ardhme dinjitoze.

Pra, kjo nismë do të ketë sodisfaksionin e vetë tek projektet dhe nismat që do të ndërmerren dhe tek impakti pozitivë social, politik, kulturor dhe ekonomik.

Ata që do të lexojnë titullin e këtij shkrimi dhe që ndoshta nuk më njohin mua dhe historikun e familjes time, do të thonë pse PD-ja dhe Djathta? Së pari, historia ime familjare është e lidhur ngushtë me të Djathtën për të cilën ka kontribuar vazhdimisht pa kërkuar ofiqe apo pushtet.

Së dyti, Dibra është një krahinë që është e lidhur ngushtë me elementët që ka një Djathtë siç janë prona private, bujqësia dhe familja tradicionale. Dibra ka nevojë të qeveriset nga një model bashkëkohor i së Djathtës, por me elementë të rëndësishëm të ëelfare state, sepse plagët sociale si papunësia janë të thella e rënda në shoqërinë e Dibrës dhe kanë nevojë të kurohen dhe të shërohen.

Nëse e lexoni titullin kam thënë PD dhe Djathta. Jo rastësisht i kam përmend të dyja.

E para është pjesë përbërëse e të dytës dhe e dyta jo detyrimisht identifikohet me të parën. Dibra ka një histori të rëndësishme të familjeve patriotike të djathta, të cilat për arsye të ndryshme nuk e kanë gjetur vetën në këto vite tek PD-ja dhe modeli politik i saj. Unë, i ftoj edhe këta që së bashku të ofrohemi si një model i bashkuar i të Djathtës.

Po ashtu, unë ftoj edhe ata që e konsiderojnë të Majtën si një mbështetje sociale. Pra, Dibra ka nevojë më shumë se kurrë për tu bashkuar në modele politike që përfshijnë të gjithë shtresat dhe kauzat sociale.

pd-diber-konica.al
pd-diber-konica.al

Ofrimi i kandidaturës time nuk ka për qëllim të përçajë PD-në. Unë, kam respekt për çdo figurë aktuale apo të kaluarën që kanë pjesë e PD-së, i ka shërbyer asaj edhe në ditët më të vështira.

Kandidimi im nuk është kundër askujt, por është për t’i ribashkuar të gjithë për të bërë Dibrën një model suksesi qeverisje. Kandidimi im është një alternativë për të hapur PD-në për prurje të reja dhe për zgjerimin e saj si forcë politike gjithë përfshirëse.

Dibra është një krahinë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, nëntokësore dhe me një pozitë shumë të favorshme edhe gjeopolitike, por me plagë të rënda sociale që lidhen me papunësinë e sidomos papunësinë e të rinjve, me zhvillimin e turizmi, arsimit, bujqësisë dhe blegtorisë, për këtë arsye nëse do të jetë e mundur për të kandiduar, do të ftojë të gjithë dibranët të bëhen pjesë e nismës time duke kontribuar për hartimin e një programi që qëllim final do të ketë implementimin e tij të plotë dhe jo vetëm të mbetet në letër siç ka ndodhur deri më sot.

Unë, do të ftojë specialistët me të mirë dhe idealistët që besojnë në ëndrra për të qenë pjesë e një nisme politike që do të ketë për qëllim final përfaqësimin, qeverisjen dinjitoze të Dibrës.

Nëse PD-ja dhe dibranët kanë nevojë për angazhimin dhe kontributin tim, unë jam i gatshëm kurdoherë dhe gjithmonë.

Me dibranët për Dibrën!