14.10.2022 - 19:30
Sebastiano Maccioni edhe pak dhe do të festojë 104 vjetorin e lindjes, por mosha e tij e madhe nuk e pengon që të rinovojë patentën e tij.
I njohur nga të gjithë me pseudonimin “Bustianu”, burri i vjetër ka një makinë të vogël të bardhë, me të cilën shkon në qendër të qytetit Nuoro për të blerë gazeta.
“Kur shkova para komisionit të ekzaminimit, kisha përgatitur tashmë certifikatën e ekzaminimit kardiologjik dhe okulistik”, tha i moshuari.
“Makina ime është shumë e rëndësishme për mua, përfaqëson pavarësinë time,” tha ai.
I moshuari madje bën vetë pazarin dhe gatuan vetë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shkelën masat kufizuese
154 qytetarë gjoba, iu hiqen patentat dhe iu bllokohen mjetet 129 shoferëve
Kryeministri Rama jep lajmin