MENU
klinika

Koronavirusi

50 shoferë shkelën “shtetrrethimin” do t’u hiqet patenta

13.03.2020 - 10:44

Të paktën 50 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, të cilët thyen urdhrin për të mos dalë në rrugë me mjetet e tyre.

Mësohet se këta shtetas kanë shkelur urdhërin për të mos dalë me mjete private në rrugë.

Pasi janë ndaluar nga Policia, ata janë shoqëruar në komisariat për verifikime. Masa ndëshkuese ndaj tyre do të jetë gjoba dhe heqja e patentës.

Të dyja këto masa do t`u komunikohen këtyre drejtuesve të mjeteve me postë ose me telefon, pasi nuk do të dalin në komision.

E njëjta gjë ndodhi mëngjesin e të premtes edhe në Durrës, ku policia shoqëroi disa persona të cilët shkelën urdhërat për daljen në rrugë me mjetet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretari i Përgjithshëm i OKB

“Koha për t’u përgatitur jo për panik”

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”

Mesazhi i fortë i Ambasadorit shqiptar në Kinë

“Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!”