MENU
klinika

Në përvjetorin e lindjes së tij

Lori Hoxha prek me premtimin për babanë e saj të ndjerë

17.10.2022 - 11:14

Lori Hoxha ka mbajtur një fjalim dje pikërisht në përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë, Dritan Hoxhës.

Ajo ka thënë ndër të tjera se do të bëjë të pamundurën që të çojë përpara ëndrrën e babait të saj lidhur me televizionin “Top Channel”. Lori theksoi se do të japë maksimunin dhe do përpiqet që të bëjë krenar babanë e saj.

“Top Channel është i vetmi realitet që njoh dhe i vetmi qëllim që kam. Vendi që ke lënë bosh është shumë i madh megjithatë unë di të them që misioni i jetës sime është që të çojë përpara ëndrrën tënde dhe të mbajë afër vetes këdo që e do këtë punë po aq sa unë. Unë jetoj me kujtimin tënd dhe me atë që ke bërë për këtë vend dhe për Top Channel, do të jetë shtysë e madhe për mua dhe për këdo që është pjesë e këtij televizioni. Do të ishte zhgënjyese për mua që më është dhënë kjo mundesi jete e të mos jap maksimumin tim. Do mundohem të të bëj krenar për atë që sakrifikove më shumë, për televizonin e të gjithë shqiptarëve. Top Channel do të jetë krenaria ime”, tha ndër të tjera Lori Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën