MENU
klinika

Vuçiç: Është hera e parë që e them

“Po më kërkojnë të dorëzoj Kosovën për një dhuratë të vogël”

17.10.2022 - 15:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa tha se i është kërkuar “të dorëzojë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël”.

Duke folur në 20 vjetorin e BIA-s serbe, Vuçiç u shpreh se kjo kërkesë i ishte bërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian.
“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e arktikuloi kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës presidenti serb, i cili shtoi se vendet perëndimore “nuk po më kërcënojnë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij”.

“Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.

“Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi janë refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur dhe nuk ka kërcënuar askënd në tokën e tij. Ne nuk kemi sulmuar askënd, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, vazhdoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kur s’ka Rusi në tavolinë, s’ka as Serbi”

Ministri serb e pranon: Ne varemi nga Moska!


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi