MENU
klinika

"I bën mirë komunikimit..."

Pse çiftet japoneze flenë të ndarë?

18.10.2022 - 10:03

Pavarësisht se sa është shtëpia e tyre, çiftet në Japoni shpesh zgjedhin të flenë të paktën në shtretër të veçantë. Kjo nuk do të thotë se ata kanë ndonjë problem por ka të bëjë me diçka që ata besojnë se është e mirë për komunikimin e tyre, harmoninë në shtëpi dhe respektimin e preferencave individuale.

Këto janë tre arsye të zakonshme pse çiftet në Japoni zgjedhin të flenë veçmas:

Orë të ndryshme gjumi dhe zgjimi

Kjo është gjëja e parë që i bën japonezët të ndajnë dhomat, ose të paktën shtretërit. Të zgjosh tjetrin vetëm sepse duhet të dalësh herët ose të kthehesh vonë është thjesht e pamundur. Japonezët e dinë se sa i rëndësishëm është një gjumë i mirë për shëndetin fizik dhe mendor dhe bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë.

Foshnjat flenë me nënat

Nënat në Japoni flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme sepse besohet se ky zakon parandalon rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave dhe ndihmon fëmijën të ketë një ritëm të qëndrueshëm të zemrës. Babai duhet të vendosë vetë nëse do të flejë me ta apo do të zhvendoset në një dhomë tjetër, por nuk duhet të ndikojë negativisht në gjumin e nënës dhe foshnjës.

Për japonezët, të flesh veçmas do të thotë paqe

Dhe ndërsa pjesa tjetër e botës e sheh gjumin në dhoma të ndryshme si një divorc të ardhshëm, japonezët mendojnë krejtësisht ndryshe. Ata thjesht e vlerësojnë aq shumë gjumin cilësor, saqë nuk lejojnë që asgjë t’i shqetësojë. Japonezët nuk duan të zgjohen nga gërhitja, lëvizja në gjumë…dhe tjetri e kupton këtë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën