MENU
klinika

Replikat

Pedagogu ‘kapet’ me Ramën: Faqe e zëzë! Kush do u japë matematikë fëmijëve tuaj?

18.10.2022 - 11:35

Kryeministri Rama dhe ministrja e arsimit Evis Kushi, po zhvillojnë një takim me pedagogët e universiteteve publike dhe jo publike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Gjatë diskutimeve, një prej pedagogëve ka ngritur shqetësimin e mbylljes së shumë degëve për shkak se studentët nuk i përzgjedhin ato.

Ai tha se për 50 vite do jetë për faqe të zezë dhe nuk do të ketë as kush t’i japë fizikë e matematikë më në shkolla fëmijëve.

Mendoj që për mua do të jetë hera e fundit që takohem me ju, prandaj do i them gjërat ashtu si i mendoj. Kam punuar në universitet shtetëror. 2 probleme do shtroja. Para disa ditës shkuam në Janinë për të lidhur një marrëveshje me universitetin tonë. Më bëri përshtypje që rektori na bëri prezantimin, më bëri përshtypje zyra e tij. Nuk ishte më e madhe se 5×5. Na tha nuk e kemi lyer mirë universitetin, por hajde shikoni laboratoret. Kam bindjen se në të gjithë universitetet do punohet në këtë drejtim. Unë jam mësues fizike. Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë. Qeveria ka vënë dorën pak më mirë. Matematika dhe fizika janë bazat për shkencat e tjera. Ka nevojë që edhe mësuesit të kenë paga më të larta.