MENU
klinika

“I ofendon të gjithë për Gridën”

Kokalari për Berishën: Burrë me zero dinjitet!

18.10.2022 - 11:36

“Po të kishte një emër të dytë, Grida do të quhej Nora e Kelmendit me përgjigjen epike që i dha Ramës në parlament, kur ai përdori një gjuhë që kurrë nuk duhej ta përdorte”, tha së fundmi, kreu i PD, Sali Berisha në programin “Why Not”.

Krahasimi i tij, ngjalli shumë reagime, dhe më i fundit ka qenë i Evi Kokalarit, e cila ka përdorur fjalë tepër të rënda për t’iu referuar Berishës.

Aktivistja Evi Kokalari, në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shkruan se të krahasosh Dumën me Nora Kelmendin është të kesh “zero” dinjitet, pasi sipas saj përgjigja e deputetes ndaj Ramës, të cilën Berisha e quan “epike” ishte tepër vulgare.

Kokalari thekson se Duma dinte të gjitha planet e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, për të helmuar me gaz demokratët më 8 janar të këtij viti.

“E po te vazhdosh te krahasosh Grida Dumen me Nora Kelmendin, dhe ate qe i tha Grida Rames ne parlament Rames qe keta e quajne ‘epike’, por qe ishte po aq vulgare sa Grida & Rama vet, eshte te kesh ‘ZERO’ dinjitet.

“Nora e Kelmendit” te Sali Berishes i dinte te gjitha planet e Bashes per te helmuar demokratet ne 8 Janar, dhe per te helmuar te gjitha grate e PDse qe ate dite hyne ne seli dhe shkaterruan mushkrite e tyre, dhe hyri ne ate seli ate mengjes me bodyguard per te vazhduar me planin e dites.

For the love of GOD – na ruaj te pakten dinjitetin neve qe te dolem ne krahe, sepse seriozisht personalisht me vjen turp per ata demokrat qe na mbeshteten.

Mos fol me per Griden z. Berisha, se ofendon cdo demokrat qe te doli ne krahe”, shkruan Kokalari.

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!