MENU
klinika

Inteligjente, sa edhe tunduese!

Përmbledhtazi: një grua e “rrezikshme”…

18.10.2022 - 11:53

        “Femme fatale” është termi francez, që fjalë për fjalë do të thotë “grua vdekjeprurëse”. Thonë se një “femme fatale” është një grua që ka kaluar nëpër ferr. E lindur në Francë, në fillim të shekullit të kaluar, Anais Nin është një nga eksponentët më të rëndësishëm dhe më avangardë në panoramën letrare të shekullit XX. Është e vështirë të përmblidhet një personalitet kaq magjepsës e revolucionar. Autorja u lë lexuesve reflektime analizuese, me të cilat është e vështirë të mos identifikohesh. “Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç janë, i shohim ashtu siç jemi”, – thotë autorja./Konica.al

Kush ishte Anais Nin në 5 fjalë

Ditari

Anais Nin filloi të shkruante në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, kur, pas braktisjes së të atit, ajo u largua nga Franca me të ëmën, për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara. Prej andej, ajo nuk resht së foluri për veten, përkundrazi, në ditarin e saj gjen strehën që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës. Dhimbja që i shkakton mungesa e babait është një nga temat qendrore të autores, së bashku me reflektimet për gjendjen e gruas, e cila, për të ka të drejtën dhe detyrën morale të çlirohet nga shoqëria shoviniste mashkullore e kohës dhe të shprehet lirshëm. “Kështu unë mbetem sërish vetëm dhe, siç mund ta lexoni në ditar, kur jam vetëm jam e fortë”. Ditari i Anais Ninit fillon nga viti 1931 dhe shkon deri në vdekjen e saj, përbëhet nga intervale të sakta kohore dhe sot konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të autores.

Psikanaliza

Në një moment të caktuar në jetën e saj, autorja i afrohet psikanalizës me synimin për t’u thelluar në brendësinë e saj, e ndjekur nga studenti i Frojdit, Otto Rank, me të cilin do të ketë edhe një marrëdhënie; ajo vetë, ndër të tjera, për një periudhë të shkurtër kohore e ushtron këtë profesion. Kryen disa studime mbi barnat dhe efektet në sistemin nervor, si nxitja e krijimtarisë. Nin jeton mes zbulimeve të reja në psikiatri dhe psikologji dhe magjepset prej tyre. Megjithatë, do të ketë edhe praktika nga të cilat do të zhgënjehet. Një nga librat më të hershëm, heton lidhjen midis kënaqësisë seksuale dhe tërësisë së jetës, D.H. Lawrence.

Erotizmi

Tema erotike është qendrore dhe mbizotëruese, kur bëhet fjalë për Anais Ninin. Autorja zbulon lirinë seksuale në letërsi, kur fillon bashkëpunimin me Henri Millerin, autor i “Topiku i gaforres”, i cili ishte porositur të kishte tregime me temë erotike. Edhe Nin fillon të shkruajë tekste të këtij lloji, duke i mbledhur në veprën “Delta e Venusit”, fokusuar tek seksi nga pikëpamja femërore. “I kalova ditët në bibliotekë, duke studiuar Kama Sutrën, dëgjova aventurat më intensive të miqve të mi… Dhe kjo shkaktoi një epidemi të “ditarëve” erotikë. Të gjithë shkruanin përvojat e tyre seksuale. Shpik, dëgjo, të nxjerrë nga Krafft-Ebing dhe nga tekstet mjekësore”. Në këtë mënyrë, Nin rizbulon një pjesë të vetes, që sigurisht e bën unike në ato vite./Konica.al

Dashuritë

Anais Nin do të ketë marrëdhënie të shumta, të rëndësishme jo vetëm për jetën private të autores, por edhe për veprimtarinë letrare. Këto janë dashuri intensive, të jetuara përtej çdo kufiri. Marrëdhënia kurorëshkelëse me Henri Millerin, do të jetë gjithashtu thelbësore për suksesin e autores. Dashuria që i bashkoi ka një shije unike, siç duket edhe nga përshkrimet që i bëjnë njëri-tjetrit. “E njëjta gjë që e bën Henrin të pathyeshëm, është ajo që më bën të pathyeshme: është fakti që thelbi i të dyve është një shkrimtar, jo një qenie njerëzore”. Edhe shkëmbimi i letrave mes të dyve është plot pasion; ndër të tjera, ka shumë referenca për autorë të tjerë bashkohorë dhe jo bashkohorë: “Kapi në Prust atë që duhet të ringjallet me anë të retrospekcionit dhe introspeksionit. Ju rekomandoj që ta ruani veten, të paktën pak, nga mbindjeshmëria juaj! Sepse ju e keni atë. Ti më bën të mendoj për Kazanovën, me përjashtim të faktit, që, mes një aventure erotike dhe tjetrës, ai ishte i mërzitshëm, ndërsa ti, në erotizëm të plotë dhe pikërisht për shkak të tij, bëhesh i thellë”.

Kinemaja

Pikërisht për këtë histori të dhimbshme, bëhet fjalë në filmin e vitit 1990: “Henry&June”, me Uma Thurman, Fred Ward dhe Maria de Medeiros. Juni është gruaja e Millerit, për të cilën, Anais do të ndjejë një tërheqje të madhe. Jemi në Parisin e viteve tridhjetë dhe trekëndëshat e dashurisë krijojnë distancë ​​mes obsesionit dhe ndjenjave. Në vitin 1995, u publikua filmi “Delta e Venusit”, bazuar në koleksionin e lartpërmendur të romaneve me temë erotike./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale