MENU
klinika

Kush janë kandidatët që mund ta zëvendësojnë kryeministren

Media britanike parashikon largimin e Liz Truss

18.10.2022 - 19:48

Media britanike “The Mirror” shkruan se kryeministrja Liz Truss mund të largohet këtë javë.

“Liz Truss po lufton për jetën e saj politike, pasi konservatorët komplotojnë hapur për ta larguar atë pas vetëm gjashtë javësh në numrin 10”, shkruan e përditshmja britanike.

Më tej në shkrimin e gazetës thuhet se “Kryeministrja e ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës së saj politike në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj katastrofik”.

Po kush janë kandidatët që mund të zëvendësojnë Liz Truss?

Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes është i popullarizuar me deputetët dhe bazën e partisë, duke kryesuar mes kandidatëve për të marrë drejtimin e qeverisë.

Rishi Sunak, Ish-kancelari mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favorshëm pas dështimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.

Boris Johnson, Ish-kryeministri i rrënuar nga skandali u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.

James Cleverly, besniku i Boris Johnson dhe Liz Truss, 53 vjeç, është ngritur në parti që kur u zgjodh deputet në 2015.

Penny Mordaunt, udhëheqësja e Commons kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqje konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Plani i kuotës zero frikëson fermerët britanikë

Australi parashikon dhjetëfishimin e shitjeve në MB

Përgjigjia e gabuar mund të falimentojë qeveritë

‘The Economist’: Si duhet të përballet Europa me krizën e energjisë?

Perëndimi shqyrton mundësinë e sanksioneve

Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit, rritet shqetësimi