MENU
klinika

Diskutohet draftraporti për heqjen e mandatit

‘Fati’ i Olta Xhaçkës/ Mblidhet Këshilli për Rregulloren

18.10.2022 - 19:52

Ditën e nesërme ne oren 14:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet për të diskutuar draftraportin ku opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Në njoftimin e bërë publik thuhet se do bëhet “diskutimi i draftraporteve për shqyrtimin e mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandates të deputetes Olta Xhaçka dhe të deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin