Shumë njerëz po e përjetësojnë Maradonën edhe nëpërmjet artit. Ky është rasti i Maximiliano Bagnasco, një artist 41-vjeçar, i cili e përshkruan punën e tij si “vizatim dhe pikturë, realizëm, murale”.
Me këtë rast, përpjekjet e tij u fokusuan te një mision: të hartonte një mural mbresëlënës për Maradonën në Canning, provincën e Buenos Aires. Megjithatë, nuk është hera e parë që ai i bën këtë lloj pikture të ish-futbollistit të Boca Juniors.
Bagnasco vizatoi një mural në qytetin e Pompeit, Itali, në shtator, i cili arriti 12 metra lartësi me 5 metra gjerësi. Një adhurues i Maradonës, artistit iu deshën pesë ditë për të përfunduar punën e tij dhe përdori vetëm një element: aerosol.
Así va quedando 🇦🇷
Imágenes: Hernan D. Costilla pic.twitter.com/34jXbdRtOS— Maximiliano Bagnasco (@maxibagnascook) October 14, 2022
“Njerëzit vinin për të parë muralin, më sillnin dhurata, më kërkonin foto, madje këndonin ‘I have see Maradona’. Të gjithë ishin super mirënjohës”, – tha ai disa javë më parë. Nga ana tjetër, ky artist projektoi shenjtëroren e Diegos në hyrje të stadiumit “Argentinos Juniors”.
Artisti i plastikës po pikturon një mural që tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të ndryshëm në rrjetet sociale. Figura e Maradonës do të jetë në një ndërtesë 10- katëshe, e cila ndodhet në Route 58 në zemër të Canning.
Nga një dron, Maximiliano Bagnasco filmoi ecurinë e punës. Edhe pse ka ende disa detaje për t’i përfunduar, siç tregohet në llogarinë e tij në Twitter, disa mendojnë se kjo do të bëhet piktura më e madhe në botë për nder të Maradonës.