MENU
klinika

Parashikuar në projekt-buxhet

Ja kur rihapen bastet sportive në Shqipëri

22.10.2022 - 12:16

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar projektbuxhetin e vitit 2023, ku ajo që bie në sy është edhe përfshirja e basteve sportive, që do të futet në fuqi nga data 1 janar e vitit 2023.

Projektbuxhet që parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike, që ndikohet nga zhvillimet e ekonomisë globale dhe atë të Bashkimit Europian. Kështu që në vitin e ardhshëm nga bastet “online” pritet që të “thithen” 2 miliardë lekë.

“2 miliardë lekë të rinj janë të ardhurat e pritshme nga lojërat e fatit, ‘bastet sportive’. Nga 1 janari 2023 vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë”, thuhet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

baste sportive online

Bastet sportive u ndaluan me një vendim të qeverisë, i cili hyri në fuqi që prej 1 janarit të vitit 2019 dhe pas tri vitesh të plota do të rikthehen. Akoma nuk dihet se sa nga këto të ardhura që janë planifikuar të përfitohen në buxhetin e shtetit, do të shkojnë për sportin, pasi edhe për këtë pjesë ka pasur një debat të gjatë, ku edhe federatat sportive në vend kanë insistuar me kohë për hapjen e basteve “online”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Kushi: Kundër sallave të bixhozit

Duka: Kemi tre kërkesa, edhe hapjen e basteve