MENU
klinika

Raundi i dytë i bisedimeve në PD

Mbështetësit e Alibeajt kundër primareve të Berishës

24.10.2022 - 10:17

Përgjatë javës së ardhshme, demokratët e dy palëve pritet të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Ndonëse parimisht ata janë dakord për daljen me një kandidat në zgjedhje, rruga sesi duhet të përzgjidhet kandidati për kryetar bashkie i ndan palët, e ky duket të jetë ngërcci më i madh në bisedimet Paloka-Bardhi.

Report Tv ka mësuar se të radhës që kanë shprehur rezerva për primaret e nisura nga Sali Berisha, janë ish-drejtuesit e degëve në PD, të cilët këtë të premte zhvilluan një takim me Enkelejd Alibeajn, negociatorin Bardhi dhe deputetin Flamur Hoxha për t’i informuar për bisedimet që ai zhvilloi në fillim të javës me grupimin e Rithemelimit.

Ashtu sikurse kanë pohuar burimet nga brenda mbledhjes, disa prej ish drejtuesve të strukturave nuk janë dakord me faktin që Sali Berisha i ka bërë fakt të kryer primaret, duke e nisur procesin pa përfaqësues të palës së Alibeajt.

Nga ana tjetër, Sali Berisha shtyu me 10 ditë afatin e përcaktuar nga primaret, si kohë për të gjetur konsensusin me grupin e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Ai do të nisë me Tiranën, Durrësin e Elbasanin, për t’i përfunduar më 4 dhjetor.