25.10.2022 - 11:08
Kur kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj.
Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.
Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.
“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zbardhja e ngjarjes
Çfarë u pa nga kamerat dhe mesazhet që tradhëtuan Martinajn
Gazetari publikon mesazhet
“Vis Martinaj është në Amerikën Latine, i maskuar si Artan Hoxha”
Si u prish takimi elektoral në Lezhë