MENU
klinika

Po Rishi Sunak?!

Historia e veçantë e foltoreve që përdor çdo kryeministër në MB

25.10.2022 - 16:39

Rishi Sunak nuk do të ketë tribunën e tij të personalizuar në Downing Street, sepse nuk kishte kohë që ai të projektonte një të tillë gjatë garës për të zëvendësuar Liz Truss. Në thyerje të traditës konservatore, kryeministri i ri do të përdorë foltoren e administratës së mëparshme.

Ish-kryeministrja Truss ndezi debat muajin e kaluar kur ajo mbajti fjalimin e saj të parë nga Downing Street përpara një foltoreje të përdredhur të bërë nga blloqe druri. Dizajni modern ishte një shkëputje nga foltorja e Boris Johnson, e cila ishte më e drejtë dhe më tradicionale.

Kryeministri Sunak do të përdorë një dizajn të ngjashëm me Truss, por pa efektin “e shtrembëruar”. Secili foltore kërkon rreth tre javë për t’u prodhuar dhe kushton midis 2,000 dhe 4,000 paund, në varësi të stilit dhe shpejtësisë që kërkohet prej garuesve.

Edhe pse janë bërë kryesisht prej druri, ato kanë një bërthamë metalike për të parandaluar që ato të fryhen. Secilir prej kryeministrave konservatorë u lejohet të ndihmojë në hartimin e foltoreve gjatë kohës që ata qëndrojnë në detyrë.

Cila është domethënia e tyre?

Foltorja e Theresa May ishte projektuar nga Fiona Hill, shefja e përbashkët e shtabit të saj, dhe ishte projektuar për t’u dukur “femërore”.

Foltorja e ish-kryeministrit Cameron

Ajo e David Cameron ishte projektuar nga baronesha Sugg, drejtuesja e tij e operacioneve elektorale, për t’u dukur “burrështetas”.

Dizajni i Johnson synonte t’i rezistonte ishte më i veçantë dhe me dy baza fundore. Sipas mediave vendase, ai synonte të ishte “më rezistent” gjatë goditjeve teksa mbante fjalime.