MENU
klinika

Analiza

8 muaj pushtim, a po e rikthen Putini vëmendjen tek Kievi?

25.10.2022 - 19:18

Që nga fundi i gushtit, Ukraina i ka përzënë trupat ruse nga mijëra kilometra katrorë të ish- territorit të pushtuar, dhe thuhet se brenda pak ditësh do të nisë një përpjekjeje e re për të çliruar qytetin Kherson të kontrolluar nga Rusia.

Shumë analistë vazhdojnë t’i nënvlerësojnë rusët, duke thënë se vrulli ukrainas është “i pakthyeshëm”, dhe duke nënkuptuar se forcat e Zelensky po shkojnë drejt fitores së luftës deri në fund të këtij viti. Por ndërsa analistët seriozë e kuptojnë se lufta është larg fundit të saj, për Ukrainën mund të ketë një rrezik në rritje, të cilin pakkush e ka marrë parasysh.

Një cenueshmëri që mund ta rrezikojë kapitullimin e Kievin. Kur Rusia nisi pushtimin e saj

në fundin e muajit shkurt, u duk sikur Kievi ishte në rrezik të rrethohej dhe qeveria atje të rrëzohej. Por nuk kaloi shumë kohë, përpara se udhëheqësit e lartë ushtarakë të Rusisë, të tregoheshin çuditërisht të paaftë në nivelin strategjik, dhe forcat e saj të armatosura si shumë të papërgatitura për një luftë moderne të lëvizshme.

Rusia shkeli që në fillim një nga parimet më themelore të luftës. Carl von Clauseëitz , gjenerali prusian i shekullit XVIII shkroi ndër të tjera në librin e tij “Mbi luftën”, se

një komandant ushtarak nuk duhet t’i përdorë asnjëherë të gjitha “forcat e tij në mënyrë rastësisht”, por duhet të përpiqet t’i përqendrojë ato në një “moment vendimtar për luftën”.

Pasi të identifikohet një moment i tillë ”kjo forcë totale duhet përdorur me guximin më

të madh”. Rusia bëri pothuajse të kundërtën në fillim të luftës së saj kundër Ukrainës.

Duke angazhuar më pak se 200.000 trupa në total për të nënshtruar një vend të madh me 41 milionë banorë, gjeneralët e Putinit e ndanë këtë forcë relativisht të vogël në 4 akse, duke e shpërndarë fuqinë e tyre. Sikur Moska të kishte caktuar si prioritare një zonë të caktuar, duke grumbulluar atje forcat e saj atje, ajo mund të kishte arritur të mposhtte trupat e Zelensky, duke bërë që ushtria ukrainase të pësonte një disfatë të rëndë. Por në vend të kësaj, ndodhi e kundërta:duke shpërndarë forcën, rusët i dhanë mundësi trupave ukrainase të frenonin kudo përparimin, duke i ndalur shumë shpejt rusët në të katërta akset.

Pasi ngeci ofensiva e Putinit, numri i pamjaftueshëm i trupave ruse në çdo aks u bë i prekshëm ndaj kundërsulmeve ukrainase. Aksi i parë që u shpërbë ishin forcat e blinduara ruse në afërsi të Kievit dhe Kharkiv-it. Përballë realitetit të forcave të pamjaftueshme, Putini i tërhoqi me shpejtësi forcat e tij nga veriu, caktoi Donbasin si objektivin kryesor, dhe i përqendroi forcat e tij në lindje.

Nga maji deri në fillim të korrikut, Rusia pushtoi me sukses pjesë të mëdha të Donbasit. Por nga gushti, humbjet e rusëve nisën të shtohen, dhe për shkak të forcës së vogël pushtuese,

ata e humbën iniciativën në fushën e betejës. Pasi e mori veten nga tronditja psikologjike

e pushtimit, ushtria ukrainase përfitoi nga dobësitë e Putinit.

Dhe pasi mobilizoi qindra mijëra burra që në ditët e para të luftës, Ukraina formoi në mënyrë

të fshehtë formacione sulmuese në veri dhe jug. Më pas Zelensky bëri atë që Putini kishte dështuar ta bënte, duke e përqendruar fuqinë e tij luftarake aty ku Rusia ishte më e dobët, në krahët veriorë dhe jugorë të frontit në Donbas.

Ai i përdori trupat ukrainase për të mposhtur formacionet e dobëta ruse, duke arritur deri në një avantazh 8 me 1 në rajonin Kharkiv. Këto lëvizjet e kapën Putinin të papërgatitur, duke detyruar tërheqjen në masë të rusëve në rajonet Kharkiv dhe Kherson. Por së fundmi, ashtu si ukrainasit para tyre, rusët e kanë kapërcyer tronditjen fillestare, dhe kanë forcuar mbrojtjen e tyre pranë lumit Oskil në veri dhe përgjatë lumit Dnipro, ngjitur me qytetin Kherson në

jug.

Në kundërpërgjigje të përparimeve të Ukrainës, Putin ndërmori në shtator një lëvizje politike duke shpallur aneksimin e territorin ukrainas të pushtuar, dhe një lëvizje ushtarake për të mobilizuar deri në 300.000 rezervistë . Zelensky po i shtyn përpara forcat e tij, që në fillim të javës së ardhshme, do të përpiqen të çlirojnë Khersonin.

Aty forcat ruse janë ende të dobëta dhe presin me dëshpërim përforcime. Por Ukraina përballet me një kërcënim potencialisht më të madh, sesa thjesht më shumë formacione ruse që u vijnë në ndihmë forcave aktuale pushtuese në Kherson. Ndërsa Putini e njohu me vonesë gabimin e tij fillestar në shpërndarjen e forcës së tij luftarake, gjeneralët e tij treguan shumë pak njohuri dhe kreativitet në mënyrën se si e drejtuan ofensivën.

Nëse Putini dhe udhëheqësit e tij të lartë ushtarakë, përsërisin të njëjtat gabime dhe dërgojnë të shkujdesur 100.000 trupa të tjera për të goditur trupat ukrainase me sulme frontale, ata do ta njomin fushën e betejës me gjakun rus dhe ukrainas, por në fund mund të mos kenë më fuqi të mjaftueshme për të mposhtur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, nëse Rusia mëson nga gabimet e saj strategjike dhe i kushton vëmendje historisë ushtarake dhe bazave luftarake, forcat e Zelensky mund të gjenden në një rrezik të madh. Kërcënimi më i madh i Ukrainës vjen nga veriperëndimi, dhe jo nga veriu apo lindja

Kur shpërtheu lufta në shkurt, trupat ukrainase në Donbas, ishin të orientuara drejt lindjes. Ato ishin në pozicionet e tyre mbrojtëse të fortifikuara mirë, gati për një sulm frontal nga Rusia. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Psikologjikisht Ukraina ishte gati për një sulm të tillë, dhe tregoi guxim dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme nën zjarrin e raketave dhe artilerisë ruse.

Ukraina lëshoi dalëngadalë terren, por i shkaktoi trupave armike një kosto të lartë, duke e ndalur pas disa muajsh përparimin e ushtrisë ruse. Ukraina i ka përgatitur trupat e saj që të përballen me valën e ardhshme të pritshme të përforcimeve ruse, dhe ka të ngjarë të përgatitet sërish mendërisht edhe për një sulm frontal nga lindja ose veriu drejt Kievit (nga Bjellorusia).

Zelensky e ka ri-pozicionuar një pjesë të trupave për ta mbrojtur kryeqytetin nga një sulmi ri rus nga kufiri me Bjellorusinë. Ne e dimë që Rusia ka grumbulluar atje shumë logjistikë për të mbështetur një forcë të madhe të lëvizshme. Vetëm në shtator, Kremlini grumbulloi mbi 220.000 tonë karburant për makinerinë e tij të luftës në 6 provincat në kufi me Ukrainën. Moska po përgatit qartazi terrenin për vendosjen e formacioneve të mëdha, që janë krijuar si rezultat i mobilizimit të fundit. Pyetja kryesore është:Ku do të ndodhë goditja? Nëse Putin ripërsërit metodën që përdori në Donbas, dhe përpiqet të ecë sërish drejt Kievit dhe përballë trupave ukrainase, ai rrezikon të rraskapitet sërish nga sulmet e pamëshirshme të kësaj të fundit siç ndodhi në shkurt.

Forcat dhe popullsia ukrainse janë shumë të sigurt se mund ta pengojnë sërish një përpjekje ruse për të pushtuar Kievin, pavarësisht kohëzgjatjes. Por sikur Putini të mos i përsëritë më gabimet e tij dhe të sulmojë diku ku Zelensky nuk e pret? Edhe pse Rusia ka shkatërruar pjesën më të madhe të aftësisë së Ukrainës për të prodhuar pajisje dhe municione ushtarake, Kievi është tërësisht i varur nga një fluks i pandërprerë furnizimesh nga Perëndimi.

Ndaj kërcënimi më i madh për aftësinë e Ukrainës për të luftuar, është siguria e rrugëve të furnizimit nga kufijtë e tyre perëndimorë deri në vendet e grumbullimit në brendësi të vendit. Nëse Putini e njeh këtë dobësi, ai mund të grumbullojë sërish forcat e tij në Bjellorusi, por të anashkalojë plotësisht Kievin dhe të godasë në perëndim të Ukrainës. Shumica e trupave ukrainase janë grumbulluar aktualisht në juglindje të vendit, gati të mësyjnë në Kherson, në lindje duke u mbrojtur në Donbas, dhe në verilindje duke sprapsur rusët në Kharkiv. Në rajonet perëndimore nuk ka formacione të konsiderueshme ushtarake.

Dhe kur gjeneralët e Ukrainës ta kuptojnë se Rusia po lëviz me shumë forca drejt perëndimit, do të jetë gati e pamundur që të ri-pozicionojnë në kohë trupat e tyre. Me ndërprerjen e rrugës tokësore nga Polonia, Ukraina nuk do të kishte praktikisht asnjë mënyrë sesi të vazhdojë të luftojë për më shumë sesa disa muaj. Ndaj Zelensky duhet të hartojë plane emergjence për skenarët më të rrezikshëm që mund të sjellë ende kjo luftë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të qëndrojë apo të largohet nga Ukraina?

“The Times”: Dilema hamletiane e Zelenskyt


A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Liderët globalë “në garë” për të fituar pëlqimin e tij

Donald Trump po ndryshon botën ende pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë!

Nga protestat masive te rreziku për Evropën

VOA: Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash