MENU
klinika

Kurban Bajrami

Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

21.08.2018 - 08:32

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. 

Që në mëngjes herët mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për faljen e namazit.

Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut.

Më pas kanë vijuar me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj deri në orën 07:00 kur është falur namazi i Bajramit.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u zhvillua një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Kreu i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje.

Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona”, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i Komitetit Mysliman në Shqipëri.