Deputetja kanadeze nga radhët e Partisë Liberale, Julie Dabrusin, në fjalimin e saj në Parlament, ka uruar shqiptarët në gjuhën shqipe për nder të ditës së pavarësisë.
Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të 28 Nëntorit. Përmes këtij fjalimi Dabrusin, ka treguar në pika të shkurtra edhe historinë e kësaj dite për shqiptarët.
“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë deputetja Dabrusin, ku në shqip ka thënë fjalën “Dita e Pavarësisë”.
Më tej ajo ka vazhduar të tregojë për historinë e pavarësisë së Shqipërisë.
“Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpallë pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit”, deklaroi Dabrusin.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë” e mbylli fjalimin e saj në gjuhën shqipe deputetja Julie Dabrusin duke u pasuar më pas nga duarktrokitjet e të gjithë deputetëve të parlamentit kanadez.