MENU
klinika

Ja çfarë pritet të ndodhë

Sunak dhe Macron “bashkojnë forcat” kundër emigrantëve shqiptarë

28.10.2022 - 19:10

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të trajtuar kalimet e emigrantëve në Kanalin Anglez, tha Downing Street. Rishi Sunak mbajti telefonatën e tij të parë, që kur u bë kryeministër, me Presidentin Emmanuel Macron të premten.

Sipas BBC, të dy shprehën një angazhim për të thelluar punën e tyre për të penguar udhëtimet vdekjeprurëse dhe u zotuan për një “paketë ambicioze masash” që do të shpallet këtë vjeshtë.

Emigracioni i paligjshëm nga Franca drejt Britanisë nëpërmjet kanalit, kryesisht i ndjekur nga shqiptarët, është kthyer në një problem. Vetëm ditën e djeshme deputetët britanikë kanë kritikuar ashpër ministrat e qeverisë për menaxhimin e situatë së emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në vend pasi për shkak të procedurës së vonuar taksapaguesve britanik i kushton 7 miliard paund në ditë mbajtja e azilkërkuesve.

Tashmë ka pasur premtime për të thelluar bashkëpunimin në fillim të tetorit, pasi kryeministrja e atëhershme Liz Truss u takua me zotin Macron në Pragë në fillim të këtij muaji. Por Sunak thuhet se ka theksuar rëndësinë që të dy kombet ta bëjnë rrugën e Kanalit krejtësisht të papërdorshme për trafikantët.

Pas telefonatës së tyre, Nr 10 theksoi fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë ndryshimin e klimës, mbrojtjen, luftën në Ukrainë dhe energjinë. Sipas Downing Street, Sunak theksoi rëndësinë që i jep marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Francën, fqinjin dhe aleatin e tyre.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë përplasur vitet e fundit për të drejtat e peshkimit pas Brexit, paktin e sigurisë AUKUS dhe migrimin. Në nëntor 2021, 27 njerëz vdiqën në tragjedinë më të keqe të regjistruar të emigrantëve në Kanal. Por Britania e Madhe nuk u ftua nga një takim ministror për këtë çështje pasi Macron akuzoi Boris Johnson, kryeministër në atë kohë, se nuk ishte serioz.

Kryeministri i ri ka sinjalizuar gjithashtu se synon të vazhdojë përpara me politika të caktuara, të papëlqyera fort nga Elysee. Ato përfshijnë dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë dhe ndjekjen e legjislacionit që mund të lejojë ministrat të anashkalojnë pjesë të marrëveshjes pas Brexit për Irlandën e Veriut.

Në vitin 2021, Mbretëria e Bashkuar ra dakord t’i paguante Francës 54 milionë paund për të rritur patrullimet përgjatë bregdetit verior të Francës. Sunak dëshiron të mbyllë një marrëveshje të re me Francën, duke përfshirë objektivat për numrin e anijeve të ndaluara