MENU
klinika

Kush do të performojë në event

Jo vetëm Rita Ora, artistet shqiptare “pushtojnë” MTV EMA

31.10.2022 - 10:56

MTV EMA nuk mund të mos mburret me artistët që do të këndojnë në event. Së fundmi, është raportuar se artistë si Lewis Capaldi, David Guetta, Muse si dhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti. Capaldi do të japë performancën e tij të parë në këtë event.

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit”I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiësto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.

Siç u njoftua në fillim të kësaj jave, emisioni do të drejtohet nga ylli tjetër shqiptar Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi. Harry Styles kryeson nominimet duke marrë shtatë prej tyre, përfshirë artistin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë. Taylor Swift pason me gjashtë nominime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndër artistët më të nominuar në kategoritë kryesore

MTV EMA 2020: Dua Lipa arrin suksesin e radhës

Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë