Më 25 dhjetor, “The Witcher” do të vijë me sezonin e katërt dhe me një surprizë që ndoshta do t’i gëzojë ose trishtojë fansat e serialit.
I admiruari i kinemasë, Henry Cavill, i cili ka dhe rolin e Geralt, do t’ia lërë vendi një tjetër aktori shumë seksi: Liam Hemsworth.
Cavill i njoftoi fansat dhe ndjekësit me një postim në Instagram, ku shkroi se rrugëtimi i tij i mbushur me përbindësha dhe aventura mbaroi.
“Unë do i dorëzoj medalionin dhe shpatat e mia në sezonin e katërt. Në vendin tim, mantelin e Ujkut të Bardhë do ta marrë zotëria fantastik, Liam Hemsworth”, shkroi Henry, duke ia lënë stafetën dhe rolin e tij Liam.
Ky i fundit u shpreh shumë mirënjohës për rolin e ri.
“Si një fans i “The Witcher”, jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të luaj Geralt of Rivia. Henry Cavill ka qenë një Geralt i jashtëzakonshëm dhe jam i nderuar që po më jep frerët dhe shpatat e Ujkut të Bardhë në këtë kapitull të ri të aventurave”, u shpreh Liam dhe mezi presim ta shohim si Geralt-in e ri.