MENU
klinika

"Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër…"

“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”, Rama sulmon sërish pedagogun Kovaçi

01.11.2022 - 12:29

Pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga pedagogët se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë urie nesër pas orës 16:00, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, ai shkruan me ironi se “Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!”, duke iu referuar kreut të sindikatës, Sandër Kovaçi.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës thirrje Ramës: Trajto kërkesat me seriozitet

Pedagogët letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe Britanisë