MENU
klinika

Fuga: Rama nuk duhet të shërbejë si shef i marketingut të kompanisë

“Duhet të ketë transparencë për kostot e udhëtimeve jashtë vendit”

01.11.2022 - 18:54

Për akademikun Artan Fuga udhëtimet me charter apo avion personal nuk është e domosdoshme për kryeministrin e Shqipërisë, teksa kjo mund të bëhet edhe vetëm me avionët e linjës.

Pas publikimit të listës së udhëtimeve nga hakerat e “Homeland Justice”, Fuga u shpreh se se kjo ka sjellë nevojën për të bërë një transparencë nga ana e qeverisë mbi kostot e shpenzuara për udhëtimet jashtë vendit.

Ndërsa për promovimin e linjës së “Air Albania”, Fuga tha se Rama nuk duhet të shërbejë si shef i marketingut të kompanisë.

Fuga: Administrata e shtetit dhe politikanët kryesorë të vendit kanë nevojë të lëvizin. Në një farë mënyrë përfiton nga udhëtime të shumta ndoshta edhe në vende që janë larg interesave gjeopolitike të vendit, mendoj se politika e jashtme e vendit ka nevojë të qetësohet pak, nuk ka nevojë për flluska propagandistike, si ndërtimi i shkollave në Ukrainë. Luajmë një politikë ballkanike, problem nuk është sa harxhohet se është relative por mendoj se ka udhëtime që nuk janë brenda sferave të influencës apo gjeopolitikës shqiptare.

Po të mos kishte atë logon e Air Albania pse jo mos të shërbejë si reklamë, pasi nuk ka konkurrencë me agjenci të tjera në vend, mund të bëhet në një rast por nuk mund të bëjë shefin e marketingut të Air Albania. Kryeministri mund të japë llogari për vizitat e jashtme që bën dhe kostot e udhëtimeve duhet të jenë publike. Duhet të ketë raportim për vizitat e jashtme të politikës.

Brenda sigurisë së kryeministrit siguri dhe komfort që duhet ruajtur pastaj është një çështje financiare, nuk besoj se është e domosdoshme të ketë një charter apo avion personal, mund të udhëtohet me avionë të linjës.

Në një intervistë për News24, akademiku Fuga është pyetur edhe për protestën e pedagogëve. Sipas akademikut, rritja e pagës 7% e më pas me 8%, është një arritje për shkak të presionit nga sindikata, kjo pasi qeveria nuk e kishte ndërmend që ta realizonte vetë.

Fuga: Përgjithësisht greva e organizuar nga sindikata është kurorëzuar me një arritje tashmë sepse kam dëgjuar që jo vetëm senate të ndryshme kanë theksuar që këtë shtesë prej 7% e më pas 8% do ta vendosin në zbatim. Them se është arritje sepse, nëpërmjet kësaj sindikate është shkëputur një arritje të cilën qeveria nuk e kishte menduar vetë dhe kjo është një sukses. Po të jetë puna për rrogat e pagat nuk besoj se ka punonjës që nuk kërkon rritje të pagës.

Ndodh që qeveria sot në raport me pedagogët është në një gjendje që si pasojë e një politike apo një ligji për arsimin e lartë nuk e inkludon trupën pedagogjike dhe tani ndodhet në këtë situatë. Dy mundësitë janë ose trupa pedagogjike dëgjohet dhe bëhet pjesë e mekanizmave arsimore ose po e bllokoi këtë duke thënë këtë e di unë vjen një moment siç ka ardhur që sot dhe nesër ke pedagogët në rrugë apo grevë urie. Ka një perspektivë që duke parë çështja do zgjidhet në 12 nëntor, është horizonti final që nëse sindikata e radikalizon qëndrimin e vetë, sa do ketë sukses apo qeveria do e dominojë.

Deputetët e Berishës nuk i shoh të angazhohen, janë të mbyllur brenda deklaratave për media dhe takimeve në kafene si ai me Palokën, por veç këtyre nuk ka veprim tjetër dhe mendoj se prania e tyre në fushatën për zgjedhjet lokale nuk besoj se shton apo i heq elektorat PD-së në kushtet që jemi sot. Në javët e ardhshme mund të merret një vendim gjyqësor që nëse lë në fuqi vendimin e gjyqit që u bë dhe njohu drejtimin e partisë nga Alibeaj dhe këtu fillon një problem për grupin e Berishës, ndërsa në këtë status juridik nuk shikoj që kjo të ndikojë në elektorat. Berisha është i lirë që të bashkëpunojë me Metën, të dy ndajnë pikëpamje të njëjta politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmon Prokurorinë e Tiranës: Zullum i madh

Edi Rama flet për udhëtimet me charter

"Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona..."

Udhëtimet e Ramës me charter/ Lubonja: Duhet transparencë!


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve