Kohët e fundit ka pasur shumë aludime në mediat më prestigjoze botërore se presidenti rus Vladimir Putin vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Por këto aludime bëhet gjithmonë e më të besueshme kur vijnë nga brenda Rusisë.
Dokumentet sekrete të spiunazhit të Kremlinit pretendojnë se Putin ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit.
Megjithëse pretendimet e fundit nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, Putin është shfaqur rregullisht duke u dridhur, duke ndezur shpresën në Ukrainë dhe Perëndim që despoti së shpejti mund të heqë dorë nga pushteti.
Pretendimet kanë qarkulluar në mesin e figurave të opozitës, të nxitura nga mungesat e tij të pashpjegueshme dhe daljet e tij të lëkundshme publike, se ai po lufton me probleme serioze shëndetësore, por ato gjithmonë janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Por tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson, shkruan Daily Mail.
Dokumentet e zbuluara supozohet se shkruanin: “Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet.”
“Putini po merr rregullisht injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit.”
“Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putini ka një fryrje në fytyrë dhe efekte të tjera anësore duke përfshirë humbjet e kujtesës.”
“Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili po përhapet gradualisht, Putin ka edhe kancer të prostatës.”
Tirani u pa kohët e fundit me shenja të dukshme gjurmësh nga trajtimi IV në anën e pasme të dorës, duke i shtuar më tej benzinë zjarrit.
Kanali Telegram General SVR ka kohë që po shtyn pretendimet se Putin vuan nga kanceri dhe Parkinson.
Javën e kaluar u raportua se të afërmit e despotit ishin të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit, pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor.
Rrethi i tij është i shqetësuar se kolla e tij e vazhdueshme po bëhet e dukshme dhe do të shihet nga elitat në Rusi si një “shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit”.
Pavarësisht se duket shumë i fryrë në fytyrë, presidenti rus ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit, tha kanali që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.
Që kur Putin urdhëroi forcat e tij ushtarake të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt, thashethemet janë përhapur për gjendjen e tij shëndetësore.