MENU
klinika

Analiza

Edhe tani, diplomacia duhet të bëjë ‘mrekulli’!

02.11.2022 - 09:59

Gjashtëdhjetë vjet më parë, bota ”rrëshqiti” në greminën e luftës bërthamore ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik u përshkallëzuan në krizën e raketave Kubane.

Ashtu si Presidenti Kennedy dhe Nikita Hrushovi e kuptuan gjatë 13 ditëve në tetor 1962 se përshkallëzimi bërthamor do t’u sillte vendeve të tyre më shumë vuajtje, Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë tani me komunitetin ndërkombëtar për t’i treguar të njëjtën gjë presidentit rus Vladimir Putin.

Për më shumë se një muaj, Putin e ka kërcënuar Ukrainën me arsenalin bërthamor të Rusisë, pasi shpresat e tij për fitore zbehen me çdo përparim të suksesshëm ukrainas.

Lufta bërthamore e Putinit lidhet me një strategji ushtarake ruse të njohur në Perëndim si “përshkallëzimi për të de-përshkallëzuar”: përdorimi i armëve të vogla taktike bërthamore për të arritur përfitime në fushën e betejës me qëllim që të arrihet një de-përshkallëzimi më i gjerë dhe negociata, në vend të konfliktit të zgjatur.

Pavarësisht nëse qëllimi i Putinit është të frikësojë Ukrainën në negociata të mëtejshme, të ndjekë një strategji të “përshkallëzimit për të de-përshkallëzuar” ose ta çojë konfliktin në luftë totale, është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të bashkohen së bashku me partnerët e saj dhe të dërgojë mesazhin e qartë se nuk mund të ketë de-përshkallëzim pas përshkallëzimit bërthamor.

Ky nuk është një kërcënim, por një deklaratë e realitetit që Putini do të krijonte duke kryer një gabim kaq katastrofik.

Në terma të ndihmës ushtarake, me gjithë frikën e përshkallëzimit, kufijtë për ndihmën vdekjeprurëse për ukrainasit do të hiqen.

Ukraina ka të ngjarë të marrë avionë luftarakë, dronë, sisteme shtesë raketore dhe pajisje të tjera ushtarake që aktualisht nuk i ka. Dhe pavarësisht çdo përpjekjeje të NATO-s për ta dekurajuar atë, Ukraina ka të ngjarë të kërkojë të marrë kontrollin e armëve bërthamore taktike kudo brenda ose afër kufijve të saj për të kryer një sulm hakmarrës.

Putini mund të synojë të përshkallëzohet për të de-përshkallëzuar, por ukrainasit nuk kanë gjasa të ‘hanë’ lojën.

Edhe më domethënëse se vetëm veprimet amerikane do të ishin pasojat ndërkombëtare, pasi shumë më shumë kombe do të mblidheshin, pavarësisht ndarjeve aktuale, për të zbatuar plotësisht sanksionet e zbehta ndaj Moskës, duke shtuar sanksione dytësore ndaj atyre që ende bëjnë biznes me Rusinë, duke hequr plotësisht vendin nga ekonomia globale.

Pavarësisht hezitimit të mëparshëm të Bashkimit Evropian për sanksionet ndaj Rusisë, përdorimi i parë i armëve bërthamore në Evropë do të përfaqësonte një ndryshim paradigme në diplomacinë evropiane.

Ndërsa India mbetet një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Rusisë, kryeministri Narendra Modi i tha Putinit se tani “nuk është koha për luftë”.

Russia’s President Vladimir Putin (L), flanked by Russia’s Defence Minister Sergei Shoigu (R), walks as he takes part in the main naval parade marking the Russian Navy Day, in St. Petersburg on July 31, 2022. (Photo by Olga MALTSEVA / AFP) (Photo by OLGA MALTSEVA/AFP via Getty Images)

Në mënyrë të ngjashme, presidenti Xi Jinping ia transmetoi Putinit shqetësimet e tij për luftën në vazhdim, menjëherë pas fillimit të kërcënimeve bërthamore të këtij të fundit.

Megjithëse është e pamundur të parashikohen të gjitha pasojat e hedhjes së armëve bërthamore ruse, realiteti i padiskutueshëm është se pozita e Rusisë dhe regjimit të Putinit do të ishte edhe më keq se sa tani përballë veprimit të drejtpërdrejtë amerikan dhe protestave të ngjashme globale.

Ndërsa Putin i bën këto kërcënime, ruajtja e regjimit të tij mbetet fokusi i tij kryesor.

Për shkak të këtij motivimi themelor, është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të përdorin çdo mjet në dispozicionin tonë për të punuar me aleatët, partnerët e sigurisë dhe kombet e tjera nga e gjithë bota për t’i demonstruar Kremlinit se nuk ka asnjë lojë përfundimtare bërthamore në të cilën Putin  do të ishte më i fituar, duke përdorur armët e tij.

Raja Krishnamoorthi është anëtar i Komitetit të Përhershëm të Përzgjedhur të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Burimi: The Hill

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN