MENU
klinika

Por pse?!

Njerëzit janë të zhgënjyer nga kënga e re e Rihanna-s

02.11.2022 - 11:15

Rihanna i është rikthyer sërish muzikës pas një mungese prej 6 vitesh. Këngëtarja publikoi “Lift Me Up” që do shërbejë si kolonë zanore e “Black Panther, Wakanda Forever”, por duket se jo pak njerëz janë të zhgënjyer nga kënga.

“Më vjen keq por kjo këngë e Rihanna-s ishte zhgënjim. Jo ajo çfarë prisja”, shkroi dikush në Twitter.

Ndonëse komentuesit në YouTube duken më dashamirës, nuk janë të paktë njerëzit që thjesht prisnin diçka “wow” nga Riri.

Pse?

Së pari, këngëtarja nuk ka patur një prodhim të ri prej vitesh dhe, duke marrë parasysh hitet e saj të mëparshme, është normale që pritshmëritë do jenë të larta.

Së dyti, duke marrë parasysh dinamizmin që e karakterizon Rihanna-n të gjithë pritën diçka të tipit “S&M” në rikthimin e saj.

Por, çfarë po harrojnë njerëzit?

Epo, ky nuk është ekzaktësisht rikthimi i Rihanna-s në muzikë sepse në këngë Rihanna është thjesht ajo që përcjell mesazhin. “Lift me Up” është një homazh për jetën dhe trashëgiminë e të ndjerit Chadwick Boseman, aktorit amerikan që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vitin 2020 në moshën 43-vjeçare pas një beteje të fshehtë prej 4 vitesh me kancerin e zorrës së trashë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën