MENU
klinika

"Harrojeni që të krijojmë parti të re"

Zgjedhjet e 6 marsit, Alibeaj: Unë situatave të vështira i vendos shpatullat!

03.11.2022 - 23:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se në zgjedhjet e 6 marsit ai dhe kolegët e tij nuk u nisën me idenë për të treguar se kush ishte shumicë brenda PD-së, por sipas tij, për t’ju shërbyer qytetarëve.

Gjatë një interviste për News 24, Alibeaj u shpreh se është nga ata persona që situatave të vështira i vendos shpatullat dhe se nuk ka ndërmend krijimin e një partie të re.

Ai shtoi se në rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, nuk janë përfshirë ata votues demokratë, të cilët nuk dolën në votime.

“E mora vesh tani, ma lër ta them. Do ta them edhe atë. E kam për nder madje. Sepse unë jam nga ata të cilët situatave të vështira i vendos shpatullat. Analiza politike që ishte e dhimbshme në zgjedhjet e 6 marsit ishte e dhimbshme. Tek ato rezultate që janë të dhimbshme për demokratët, janë edhe pjesa që nuk kanë marrë pjesë në votime. Ajo se çfarë pretendohej në 6 mars nuk pretendohej të mësonim se kush ishte shumicë dhe pakicë. Të pëktën ne nuk u nisëm me këtë qëllim. Shumë të tjerë e panë 6 marsin dhe e stisën 6 marsin për të përcaktuar jo nëse do të fitonin demokratët në qytetet e Shqipërisë, por kënaqën egot e tyre. Ti mendon jo për hallin e shqiptarëve, por për egon tënde. Unë me kolegët e mi ishim me idenë t’i shërbenim demokratëve. Unë jam te PD aty ku kam qenë, ku kam besuar që në 90’ që ishte partia antipodi i partisë komuniste. Një gjë është e rëndësishme. Këto vlera nuk varen nga numrat, nga raporti që ishte në 6 mars. Në kohërat e vështira. Harroje që të krijojmë forcë të re politike”, u shpreh Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre orë mbledhje/ "Të premten do zhvillojmë takim me…"

Alibeaj: Kryesia mbështet qëndrimet tona për negociatat me grupin e Berishës!

Përgjigjet deputeti: Unë e them troç se…

A do të nxjerrë Alibeaj kandidatë për në zgjedhjet e 14 majit?