MENU
klinika

Premier League, Java 13

Një penallti e Haaland në 95’ i jep fitoren Cityt

05.11.2022 - 18:58

Manchester City ka vuajtur shumë për të marrë fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke marrë kreun provizor. Qytetarët fituan 2-1 ndaj Fulham në “Etihad” falë golit me penallti të Haaland në 95’, edhe shumicën e kohës luajtën me 10 vetë.

“Qytetarët” do e nisnin si duhet takimin dhe do merrnin avantazhin në minutën e 17-të me Alvarez, pas një asisti të Gundogan. Sfida do merrte kah tjetër në të 26-tën, kur naiviteti i Cancelos u kushton shumë djemve të Guardiolës.

Mbrojtësi portugez ndërhyn ashpër në zonë dhe për arbitrin nuk pati aspak dyshime, penallti. 11-metërshi merret përsipër nga Pereria dhe ekzekutohet me mjeshtëri.

Erling Haaland nuk e mbante vendi në stol, sulmuesi norvegjez u aktivizua në pjesën e dytë dhe dërgoi në festë tifozët në Etihad me golin e tij, por vetëm përkohësisht, pasi pas një kontrolli me VAR anulohet. Haaland do i jepte 3 pikë Manchester Cityt në fundin e takimit, pasi “tundi rrjetën” me penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN