MENU
klinika

Bundesliga, Java 13

Bayern mban kreun me vuajtje, bind Dortmund

05.11.2022 - 18:31

Bayern Munchen ia doli të triumfojë 2-3 në transfertë ndaj Herthas së Berlin. Kampionët e Gjermanisë e filluan me ritëm të lartë takimin dhe gjetën 3 herë rrjetën brenda 38 minutash. Fillimisht Musiala hapi siparin e golave, e më pas dopieta e Chuopo Mouting nuk vonoi.

Vendasit e Herthas nuk u dorëzuan dhe realizuan 2 gola brenda pjesës së parë me Lubebakio dhe Selke. Asgjë për t’u shqetësuar për ekipin e Nagelsman që ruan me fanatizëm rezultatin deri në fund dhe merr kryesimin e kampionatit.

Dortmund ka shkëlqyer ndaj Bochum-it në kampionat. Verdhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë ccast fitoren në Signal Iduna Park, në takimin që përfundoi 3-0.

Llogaritë e takimit u mbyllën që në pjesën e parë me dopietën e Moukoko dhe Reyna. Mysafirët u përpoqën që të rifuteshin në lojë me Hoffman, por goli u anulua. Pjesa e dytë shërbeu vetëm për administrim rezultati, sakaq Dortmund pozicionohet i 3-ti në kampionat.