MENU
klinika

17 ditë nga Botërori

Alarm tek Argjentina, dëmtohet Messi

05.11.2022 - 21:08

17 ditë nga debutimi në Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Messi tremb kombëtaren dhe PSG teksa vuan një dëmtim në tendinën e Akilit. Klubi francez bëri të ditur se 35-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lorient në transfertë.

Megjithatë, sipas njoftimit të kryeqytetasve bëhet fjalë për një ndalesë për të mos rrezikuar një problem më të madh për Messin teksa pritet që “pleshti” të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme dhe të marrë minuta në sfidën e radhës ndaj Auxerre.

Por, asgjë nuk është e garantuar dhe nga stafi mjekësor i Argjentinës si dhe tekniku i Albicelsteve, Lionel Scaloni janë gjithë sy e veshë në Paris për të mësuar gjendjen fizike të numrit 10.

Ndeshja e parë për Argjentinën në Katar është ajo ndaj Arabisë Saudite më datë 22 nëntor, ndërsa në radhë janë edhe sfidat me Meksikën e Poloninë në kuadër të Grupit C.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klopp: Morën para, për arsye të gabuara

“Vendimin për Katar 2022 e morën politikanët e futbollit”


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit