MENU
klinika

Klopp: Morën para, për arsye të gabuara

“Vendimin për Katar 2022 e morën politikanët e futbollit”

05.11.2022 - 14:14

Ky Botëror do të jetë i pari në histori, që do të mbahet ndonjëherë në dimër dhe do të startojë kur mikpritësit të sfidojnë Ekuadorin më 20 nëntor. Vendimi i FIFA-s për ta dërguar këtë edicion në Katar është kritikuar ashpër për shkak të historisë së abuzimit të të drejtave të njeriut në vend.

Kjo rritje ka parë shqetësime të përsëritura rreth vuajtjeve të punëtorëve migrantë me pagë të ulët, që ndihmuan në ndërtimin e stadiumeve të nevojshme. Ligjet diskriminuese që kriminalizojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks gjithashtu janë dënuar ashpër.

Të premten u raportua se organi qeverisës i futbollit botëror i ka shkruar çdo federate pjesëmarrëse në Kupën e Botës dhe iu ka kërkuar që të shmangin ngatërrimin në çështjet politike dhe shoqërore, që kanë dominuar axhendën e lajmeve.

Në një përgjigje të fortë ndaj pyetjeve në lidhje me turneun e ardhshëm dhe polemikat që priten të lënë në hije vetë futbollin, Klopp tha: “Mos e vendosni Gareth Southgate vazhdimisht në një situatë ku ai duhet të flasë për gjithçka. Ai nuk është politikan, siç nuk jam unë. Ai ka një mendim, por nuk është politikan. Tani është koha t’ua lëmë skenën lojtarëve dhe trajnerëve”.

I pyetur nëse njerëzit e futbollit morën vendimin që Katari të fitonte të drejtën për zhvillimin e Botërorit 2022, Klopp u përgjigj: “Njerëz të futbollit? Jo, ata ishin politikanë futbolli. E keni fjalën për djaloshin brazilian (Ricardo Teixeira)? Gazetarët duhet të kishin bërë më shumë.

A mendoni vërtet se ne bëmë mjaftueshëm fillimisht? Tani po merreni me një histori që ka ndodhur, duke dalë nga këndi dhe duke i vënë lojtarët nën presion me pyetje. Nëse Harry Kane thotë se do ta mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT, djemtë e tjerë thonë: ju lutemi, mos bëni deklarata politike.

Kjo nuk është në rregull. Kjo zgjedhje u bë nga njerëz të tjerë, jo të futbollit, por ne të gjithë e lamë të ndodhte. Gjithçka ishte në tavolinë. Ka njerëz të mrekullueshëm edhe atje, jo gjithçka është e keqe, por mënyra se si ndodhi nuk ishte e duhura në radhë të parë.

Tashmë ishte e qartë se çfarë do të ndodhte dhe tani thonë: oh, po është e vështirë të ndërtosh një stadium në Katar, sepse ne duhet ta bëjmë atë të përshtatshëm për verën atje, me temperatura 50 gradë. Kjo nuk është mirë për njerëzit që të jenë atje. Meqë ra fjala, procesi nuk është i drejtë. Shumë njerëz morën para për arsye të gabuara. Asgjë nuk ndryshoi. Si mund të ndodhë kjo?”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kushton 1 miliard sterlina, lejohet alkooli

Katar 2022, kroçera luksoze pret partneret e lojtarëve anglezë