MENU
klinika

Situata e tensionuar në veri

“La Repubblica”: Moska ndez konfliktin në Kosovë!

06.11.2022 - 19:36

Mediat italiane i kanë bërë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës. Me titullin “Moska ndez konfliktin në Kosovë”, gazeta “La Repubblica” shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Evropë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, shkruan “La Repubblica”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si po përpiqet Serbia dhe Rusia të “zhysin” gjithë rajonin në luftë

Tensionet në Veri të Kosovës, Pandeli Majko ngre alarmin

“Beogradi kërkon destabilizim të Kosovës”

Albin Kurti flet për situatën në veri