Vjen edhe humbja e parë në kampionat për Real Madrid, teksa është mposhtur 3-2 në derbi nga Ray Vallecano. Një humbje që djeg, pasi Los Blancos lënë kreun e renditjes, që tashmë zotërohet nga Barcelona.
Takimi u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e pestë me Santi Comesaña. Ekipi pritës insistoi për golin e dytë dhe vendosi në provë disa herë Courtouis, me portierin belg që bëri disa pritje të mrekullueshme.
Në fundin e fraksionit, Asensio pengohet në zonë dhe për kryesorin nuk pati asgjë, por arbitri u thirr nga VAR dhe pas rishikimit u vendos për 11-metërsh.
Nga pika e bardhë e penalltisë nuk mund të faltte një mjeshtër si Luka Modric. Ekipi i Ancelottit përmbysi rezultatin me Militaon, por gëzimi zgjati pak, pasi Garcia vendosi ekuilibrat sërish.
Emocionet ishin edhe më të mëdha në pjesën e dytë, teksa Rayo fiton penallti dhe Courtouis pret goditjen e Treyos. Arbitri vendos që të përsëritet 11-metërshi dhe në mundësinë e dytë u ekzekutua saktë. Ivan Balliu ishte titullar në këtë takim, duke luajtur një sfidë pozitive.